Botë

Përkeqësohet situata në Shqipëri, 36 raste të reja, shkak grumbullimet masive

09.06.2020 11:52

Situata e rasteve pozitve në Shqipëri me Covid-19 është përkeqësuar....

Situata e rasteve pozitve në Shqipëri me Covid-19 është përkeqësuar. 36 raste të reja janë konfirmuar, ku 27 prej tyre janë vetëm në Tiranë. “Kjo situatë nuk ishte kaq e papritshme për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditët e fundit. Jo vetëm grumbullimet, por edhe mosrespektimi i këshillave, në lidhje me distancimin fizik, në lidhje me mbajtjen e maskave, në lidhje me shumë elementë të tjerë të kujdesit personal qoftë edhe të higjienës”, sqarojnë nga Instituti i Shëndetit Publik.
 
"Situata e Covid 19 është përkeqësuar, rastet janë shtuar dhe sot kemi 36 raste. Në 24 orët e fundit janë testuar 359 persona të cilët janë dyshuar për Covid19 dhe prej të cilëve kanë rezultuar 27 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 2 raste në Kamëz, 1 rast në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë. Të gjitha këto raste janë shfaqje e mosrespektimit të shumë rregullave e them dhe njëhërë, të distancimit fizik apo të përgjegjshmërisë personale apo kolektive në lidhje me punëdhënësit apo punëmarrësit... Kemi një rritje të rasteve të cilët po trajtohen pranë shërbimit infektiv, të cilat janë 41 raste dhe prej të cilëve 6 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar. 15 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar ne 960 numrin e te sheruarve nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë 305 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz. Kjo kërkon që ne të jemi të përgjegjshëm gjatë gjithë këtyre muajve në mënyrë që të mos humbim atë që e fituam me shumë mund."- tha Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik Shqipëri.