Botë
OBSH: Të mos relaksohemi në luftën kundër Covid 19
09.06.2020 12:17
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), u bëri thirrje shteteve të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë globale Covid-19....

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), u bëri thirrje shteteve të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë globale Covid-19, e cila ka infektuar më shumë se 7 milionë njerëz dhe ende nuk ka arritur kulmin në Amerikën Qendrore.
“Më shumë se gjashtë muaj nga fillimi i pandemisë, nuk është ende koha për asnjë vend që të relaksohet,” tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë online në internet.
Nga OBSH thonë se numri i të infektuarve në Amerikën Qendrore vazhdon të rritet dhe u kërkojnë qeverive në rajon të veprojnë fuqishëm, me ndihmën ndërkombëtare. Sipas OBSH-së në Amerikën e Jugut është e nevojshme një “qasje gjithëpërfshirëse”. Sipas tyre të gjthë duhet të përqendrohen në parandalimin e valës së dytë të koronavirusit por kjo thonë nga Obsh, është shumë larg. Sipas Spitalit Universitar Johns Hopkins, 7.062.464 njerëz janë infektuar dhe 403.921 kanë vdekur nga pandemia në gjithë botën.
