Rama dhe Meta, shenja afrimi
Pas shumë përplasjesh institucionale, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama....

Pas shumë përplasjesh institucionale, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama u pershendeten miqësisht para fillimit të Këshillit Kombëtar të Integrimit.
Kreu i qeverisë i dha merita klasës politike për atë që ka arritur deri tani në integrimin e vendit, por nuk la pa komentuar ndërhyrjen e ambasadorëve për reformën zgjedhore.
Optimist nga bashkëpunimi që po tregon klasa politike u tregua edhe presidenti Meta. I pyetur për propozimin e bërë nga socialistët për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme në datën 9 maj, kreu i shtetit tha se më e rëndësishme se data, është puna për reformën zgjedhore.
Ndërkohë, opozita parlamentare, kundërshton konsensusin mes mazhorancës dhe opozitës, duke këmbëngulur për lista të hapura dhe administratë zgjedhore të depolitizuar. (Luljeta Ndoka, TVM2)
