Ceremoninë mortore të Floid, mijëra pjesmarrës në Hjuston
Me mijëra njerëz morën pjesë ceremoninë mortore të Gjorgj Floid...

Me mijëra njerëz morën pjesë ceremoninë mortore të Gjorgj Floid, në Hjuston të Shteteve të Bashkuara. Ky është mbledhimi i fundit nga tre mbledhimet për 46 vjeçarin Floid, përpara se të varroset në një ceremoni private.
“Ai është duke shikuar paqen, të gjithë e dimë atë që ndodhi edhe përskaj mënyrës se si ata ia bënë, ai është në paqe”.
“Duhet të kaloni pak kohë atje dhe ta nderoni, të jeni rreth tij,vetëm të keni një moment me të. Përfundimisht unë ndjehem e kënaqur që erdha për nderë të tij”.
“Është koha ti jepet fund shtypjes ndaj njerëzve me ngjyrë. Kjo është dita kur duhet ti vendoset pikë kësaj shtypje” – thanë disa nga protestuesit.
Vrasja brutale e afro-amerikanit ngjalli valë të mëdha protestash kundër racizmit në SHBA dhe në shumë vende të Botës.
Demonstruesit marshuan pranë San Antonios në shenjë proteste kundër vrasjes së Gjorgj Floid. Ata me pranin e tyre rrugëve shfaqën revolt kundër sjelljes brutale të policisë dhe kundër racizmit.
Me të njejtin mesazh marshuan edhe në Minapolis njësitet e mbrojtjes publike. Në shkollën e mesmë ku Floid ka kryer shkollimin u mbajtën homozhe. Polici Derek Shouvin të hënën është akuzuar për vrasjen e Floid.
Shouvin deri në pranimin e çështjes mund të jëtë i lirë me një kaucion prej një million dollarësh, ndërsa vendimi është marrë që në seancën e parë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
