Kumanovë, promovohen dy projekte të reja
Në kuadër të rajonit verilindor planor në Kumanovë, sot u promovuan dy projekte zhvillimore edhe atë formimin e platformës për veprim rajonal rural dhe projekti për ngritjen e bizneseve në mjediset multietnike në rajonin planor verilindor.....

Në këtë promovim, foli edhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Lirim Shabani, i cili me këtë rast tha: “Projekti i UNDP-së bazohet në përvojën e vendeve të BE, ku kemi model, në të cilin bashkohen palët për ndërtimin e përvojës së përbashkët në drejtim të zhvillimit. Gjithashtu, projekti bazohet në pulsin demokratik, në të ivolvohen palët nga sektori privat, qytetarët, bujqit dhe përfaqësuesit e Pushtetit Lokal dhe Qendror. Rezultati kyç është të pasurit planifikim të mirë dhe përgatitje të madhe për të arritur deri te fondet e kapshme, siç janë IPA fondet” deklaroi Luiza Viton nga UNDP.
“Qëllimi i projektit është të sigurohet mbështetje për biznes në mjediset multietnike në Maqedoni, e sidomos mbështetje për gratë dhe të rinjtë, duke u mundësuar këtyre dy grupeve që të kyçen sa më shumë në treg”- tha ambasadori i Britanisë së Madhe, Çarls Garet.
Krijimi i platformës rajonale për veprim rural në këtë rajon është teknikisht dhe financiarisht i mbështetur nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe UNDP-ja, kurse projekti për ngritjen e bizneseve në mjediset multietnike është i mbështetur nga Ambasada Britanike në Shkup. (Nexhat Aqifi, TVM2)
