Maqedoni

Përfundoi viti shkollor dhe “TV Klasa”, falenderim për mësuesit që u bënë pjesë e projektit

10.06.2020 10:14

10 qershori I zakonshëm do të ishte njëditë plot ngjyra në oborret e shkollave...

10 qershori I zakonshëm do të ishte njëditë plot ngjyra në oborret e shkollave, që gëlojnë nga zëra fëmijësh teksa pershendeten me shkollën, në ditën e fundit të vitit shkollor. Ndryshe këtë vit.
 
Sfida globale e pandemisë, shkollat I ka lënë në zymtesine e heshtjes tashmë tre muaj. Siç do të shprehet dhe mësuesja Suzanë, shkolla pa fëmijët ishte si pranvera pa lulet. Por fal përkushtimit të mësimdhënësve të një stafi të gjërë profesionistësh, kjo pranvere e solli shkollën në ekranin televiziv, për të mos I lënë pa diellin e dijes, lulet më të çmuara që rriten nëvendin tonë. 
 
Me permbylljen e vitit shkollor përmbyllet dhe maratona televizive tre mujore e projektit TV Klasa, një angazhim sfidues që mori këmbë në kohë rekorde pregaditore dhe solli çdo ditë, mesimin përmes ekranit. Dhjetra mesues pranuan të vijonin misionin e shenjtë të mësuesisë edhe në periudhën më të vështirë të kesaj dekade.
 
Çdo dite femijet janë shoqeruar me personazhin e dashur të xhaxhi Bujarit, që për vite me radhë I veshur me petkun e Miri Nikoqirit, ka percjellë edukimin ekologjik e etik të fëmijët në ekran, por kjo eksperincë për të ishte një sfidë e re, ishte puna më hyjnore që ka realizur ndonjeher. 
 
Tv klasa krahas misionit për vijimsinë e procesit mesimor, ishte edhe pasqyrim I nevojës së modernizimit të mësimdhenies dhe mesimnxenies, në kushte të një shoqërie të orientuar gjithmonë e më shumë drejt digjitalizimit. Mësuesit deshmuan se krijimi I aftesive digjitale është pjesë e pandarë e zhvillimit profesional të tyre.
 
Koncepti I TV Klasës ka shkuar përtej një klase të zakonshme ku mësohet planprogrami vjetor, koncepti është zgjeruar edhe në perfshirjen e elementeve të orientuara në arritje të impaktit motivues e inspirues për nxënësit, siç është dhe rubrika "Rrefejmë së bashku", pjesë e së cilës ishin personalitete tësukseshme që ndanë librat e tyre të preferuar dhe rubrika të njohjes me figurat e rëndësishme që kanë ndryshuar botën.
 
Mendimi I mësuesve është se programe të këtilla që arrijnë efekt të gjerë tek masa, kanë nevoje të vijojnë edhe në kushte të situatave normale dhe  TV Klasa e rikonceptuar do të vijojë edhe në shtator për të qenë pjesë e një edukimi mbase paralele për fëmijët që tashmë gjetën hapsiren mësimore edhe në ekranin televiziv. 
 
ARLINDA BAFTIU