Botë

Shqipëri, 42 raste të reja me covid 19

10.06.2020 11:22

Ditën e sotme në Shqipëri janë regjistruar 42 raste të reja....

Ditën e sotme në Shqipëri janë regjistruar 42 raste të reja me koronavirus, një numër rekord ky që nga fillimi i pandemisë.
 
Janë kryer 311 testime dhe prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 21 në Tiranë, 1 në Berat, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Lushnje, 1 në Pukë, 9 në Shkodër dhe 1 në Urën Vajgurore. Edhe ditën e djeshme numri i të infektuarve me Covid-19 ishte shumë i lartë, pasi u shënuan 36 raste. Nga ISHP bëjnë  apel që të shmangen grumbullimet masive, duke theksuar se përkeqësimi i situatës ishte i papritur dhe se ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të këshillave dhe rregullave.