Botë

Rritja e numrit të rasteve, Kosova synon shtimin e testimeve

10.06.2020 15:53

Qeveria e Kosovës do të nisë zbatimin e një strategjie afatmesme për të përgatitur sistemin shëndetësor...

Qeveria e Kosovës do të nisë zbatimin e një strategjie afatmesme për të përgatitur sistemin shëndetësor në rast të një vale të dytë të pandemisë me koronavirus. 
 
Kjo infrastrukturë përveç tjerash do të përfshijë kapacitetet për të kryer numër më të madh testesh, si virologjike ashtu edhe serologjike, në popullatën e përgjithshme simptomatike dhe asimptomatike si dhe krijimin e një strukture qendrore të mbikëqyrjes për analizën e të dhënave në kohë reale. Numri në total i rasteve me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 1,269, ndërsa 31 pacientë kanë vdekur.