Pistorius dënohet me 5 vjet burg
Vendimi u dha nga gjykatësi Masipa, sipas të cilit kampioni paraolimpik ishte i stërvitur për të qëlluar, ndaj në një dhomë shumë të vogël personi që ndodhej brenda nuk kishte asnjë mund Oscar Pistorius u dënua me 5 vjet burg për vrasjen e ish të fejuarës së tij, Reva Steankamp, e cila u qëllua për vdekje me katër plumba pistolete më 14 shkurt të 2013.........

Për cudi, as akuza dhe as mbrojtja nuk e kanë apeluar vendimin. Oscar Pistorius është transportuar menjëherë në qelitë e gjykatës së Pretorias ku i janë marrrë shenjat e gishtave, dhe menjëherë më pas u transferua në burgun qendror të kryeqytetit të Afrikës së Jugut.
Në rast të sjelljes së mirë gjatë 10 muajve të parë në burg, dënimin për vitet e mbetura mund ta vuajë në arrest shtëpie. Kjo do të thotë se 4 nga 5 vitet e dënimit, Pistorius do t’i kalojë në shtëpinë e xhaxhait të tij Arnold. Nga ana e atletit paralimpik dhe e familjes së tij nuk pati asnjë reagim, ndërsa nëna e Reevas, June Steenkamp, u mjaftua me një buzëqeshje ironike.
Ky vendim, sipas gjykatësit Masipa ishte disi i balancuar, pra as shumë i rëndë dhe as i lehtë, për të mos i dhënë një mesazh të gabuar shoqërisë.
