Ekonomi

Masa për periudhën post Covid 19, 20 mln euro për mbështetje të konkurencës

10.06.2020 16:22

Ministria e Ekonomisë zyrtarish dorëzoi në qeveri kërkesën për vazhdimin e masës...

Ministria e Ekonomisë zyrtarish dorëzoi në qeveri kërkesën për vazhdimin e masës për mbështetjen financiare prej 14.500 denarë për çdo të punësuar për kompanitë që pësuan nga kriza Korona. Vazhdon njëkohësisht edhe marrja e masave të tjera. Me 20 milion euro do të ndihmohet dhe përforcohet konkurencës e subjekteve afariste në periudhën post “Covid-19”. Thirrja publike shpallet të premtën dhe do të zgjatë deri fund të këtij muaji, ndërsa mbështetja finaciare do të jetë në vlerë prej 25% të investimit të tyre, por jo më shumë se 40 mijë euro për kompani.
 
“Të gjithë kompanitë të cilat do të marrin ndihëm finansiare do të duhet që t’i plotësojnë disa kushte edhe atë, të dorëzojnë projekt investues, të jenë subjekte afariste që kryejnë veprimtarin tregëtare, por investimet e tyre duhet të jenë në mjete themelore apo në objekte të reja, duhen të jenë kompani të cilat janë në sektorin e IT-së dhe në këtë mënyrë ato kompani do të kualifikohen që të përfitojnë ndihëm finansiare prej 25% nga plani i investimit apo nga shuma të cilat kanë paraparë për investim.”- tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
 
Hapja e restoranteve të dasmave, Bekteshi: Presim vendimin dhe protokollet nga KSN
 
Teksa mendohet për ndihmën e më shumë sektorëve që pësuan nga kriza, ende nuk ka asnjë vendim për hapjen e restoranteve që bëjnë orgainzimin e dasmave apo eventeve të tjera. Fjalën e fundit do ta ketë Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, pasi që do të përgaditen edhe protokolat e reja për veprimtarin e tyre, tha Bekteshi.
 
“Ne e detyruam Ministrin e Shëndetësisë që ti propozojë Komisionin të përpilloj protokolle të reja. Ne presim që sot ose nesër, më së voni, të kemi propozime të tilla, që sigurisht do t'i miratonim, duke pasur parasysh që hotelet nuk janë të mbyllura me vendim të qeverisë. Për ambientet e hotelierisë që organizojnë dasma, ne do të presim sugjerimin nga Komisioni. Jam i bindur që jo deri në fund të këtij viti, por shumë më herët, ata mund të funksiononin.”- tha Kreshnik Bekteshi
 
Nuk dihen detajet se çfarë do të përfshijnë protokolet e reja për punë për objektet hotelerike, por dihet se sektori i hotelerisë,ai turizmit dhe i gastronomisë janë më të prekur nga kriza korona. Deri tani nuk ka ndonjë vlerësim zyrtar se sa është dëmi i shkaktuar ngakriza korona në këtë sektor. 
 
REXHEP QAMILI