Ekonomi
Ministria e Financave: Kartela pagesore së shpejti për 325 mijë qytetarë
10.06.2020 16:33
Kartelat pagesore, si masë nga pako e tretë për tejkalimin e krizës ekonomike kanë si qëllim stimulimin e blerjes...

Kartelat pagesore, si masë nga pako e tretë për tejkalimin e krizës ekonomike kanë si qëllim stimulimin e blerjes së prodhimeve vendore. 324.479 qytetarë do të shfrytëzojnë këtë masë e cila i ka kushtuar shtetit 28 milion euro. Mbështetjen financiare, shfrytëzuesit do ta marrin pa procedura për aplikim. Lista e personave që do të shfrytëzojnë këtë masë është e gatshme dhe mund të kontrollohet në kupuvamdomasno.gov.mk. Bankat do të shpërndajnë kartelat ose do të informojnë qytetarët që tërheqin kartelat në ekspoziturat e tyre.
“Kanë mbaruar të gjitha procedurat për kartelat pagesore dhe këtë javë do të fillojë shpërdarja e tyre. Janë përgatitur listat e shfrytëzuesve të kartelave sipas kritereve të definuara në dekret. Lista përfundimtare është shpërndarë në faqen http://kupuvamdomasno.gov.mk dhe janë nënshkruar kontratat me bankat. Qytetarët janë shpërndarë në bankat përkatëse dhe tani më po shtypen kartelat e para që së shpejti do të përfundojnë në duart e qytetarëve.”- tha Nina Angellovska, ministre e Financave.
"324.479 qytetarë do të shfrytëzojnë këtë masë e cila i ka kushtuar shtetit 28 milion euro. Mbështetjen financiare, shfrytëzuesit do ta marrin pa procedura për aplikim."- tha Shiret Elezi, zv minister e Financave.
