Shqipëri, rreshjet përmbysin rrugët, i bëjnë të pakalueshme

10.06.2020 20:26

Reshjet e dendura të shiut në qytetin e Librazhdit kanë sjellë përmbytje të mëdha....

Reshjet e dendura të shiut në qytetin e Librazhdit kanë sjellë përmbytje të mëdha.

Disa banesa janë mbuluar nga uji ndërsa aksi Elbasan- Librazhd ka pësuar rrëshqitje dherash e rënie gurës. Në disa segmente të tij është bërë thuajse I pakalueshëm.

Aktualisht në terren ka shkuar shtabi i emergjencave civile, i cili ka nisur evakuimin e banorëve të prekur nga përmbytjet.