Hapet panairi i librit në Tetovë

21.10.2014 20:39

Në qytetin e Tetovës u hap sot panairi i librit shqip Tetova 2014, i organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni. Panairi për adhuruesit e librit do të jetë i hapur deri më 25 tetorë.........

Prej sot e deri më 25 tetor 2014, në Qendrën e Kulturës  së qytetit të Tetovës, do të jetë i hapur Panairi i librit shqip “Tetova 2014”.

Edhe në  panairin e sivjetshëm të librit,  pritet të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i botuesve shqiptarë nga vendi, Shqipëria dhe Kosova.

Hapjen e panairit e bëri sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi i cili tha se ministria e Kulturës do të vazhdojë ti mbështesë evinementet e këtilla kulturore.

Kryetarja Tetovës,  Teuta Arifi e cila ishte e pranishme në hapjen e panairit tha se leximi duhet të bëhet shprehi e qytetarëve, pasiqë libri të ndriçon mendjen dhe shpirtin.

Panairi i librit shqip tani më ka marrë karakterin e një manifestimi tradicional kulturor në qytetin e Tetovës, duke shtuar në këtë mënyrë interesimin e lexuesit shqiptar në këto treva. (Amir Duraku, TVM2)