Vdes Ben Bradlee, ish-redaktor i WP-së

22.10.2014 14:26

Ish-redaktori i gazetës “Washington Post”, Ben Bradlee, vdiq në moshën 93 vjeçare. Ai ka mbikëqyrur mbulimin që i ka bërë gazeta skandalit “Watergate”, i cili ka çuar në përmbysjen e presidentit amerikan, Richard Nixon.....

Si redaktor ekzekutiv nga viti 1968 deri më 1991, Bradlee është bërë njëri nga figurat më të rëndësishme në Uashington, duke e transformuar “Post”-in nga një gazetë e përmbajtur në një nga publikimet më dinamike dhe më të respektuara në SHBA.

Ai ka vdekur në shtëpinë e tij në Uashington për shkaqe natyrore.