Botë
Covid19, më shumë se 7 miljon e 569 mijë të infektuar
13.06.2020 13:02
Më shumë se 7 miljon e 569 mijë të infektimi dhe 422 mijë e 851 të vdekur...

Më shumë se 7 miljon e 569 mijë të infektimi dhe 422 mijë e 851 të vdekur janë regjistruar deri më sot në 196 vende të botës, me kovid 19.
Nga numri I poëlrgjithshëm I të infektuarve të paktën 3 miljon e 384 mijë konsiderohen të shëruar. Të dhënat e një dite më pare flasin për mbi 5 mijë të vdekur dhe 131 mijë e 826 raste infektimi në mbarë botën. Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë Brazili me 1 mijë e 239, SHBA me 856 dhe Meksika me 587. SHBA është vendi më i prekur, me 2 miljon e 31 mijë të infektuar dhembi 114 të vdekur e mbi 540 mijë të shëruar. Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 41 mijë vdekje, Brazili me 40 mijë e 919 vdekje, Italia me 34 mijë e 223 të vdekur dhe Franca me 29 mijë e 374 të vdekur.
