Së shpejti nis testimi i vaksinave anti-“Ebola”

22.10.2014 15:31

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se disa vaksina të reja për parandalimin e virusit “Ebola”, do të testohen gjatë muajve të ardhshëm.......

Marie Paule Kieny, zyrtare e lartë në OBSH, ka thënë se në janar do të testohen dy vaksina në vendet e Afrikës Perëndimore, të cilat janë prekur më së shumti nga sëmundja.

Ndërkaq, tri vaksina të tjera do të testohen jashtë zonës së shpërthimit në fillim të vitit 2015. Shpërthimi i “Ebolës” ka vrarë mbi 4,500 njerëz këtë vit, shumica e tyre në Guine, Liberi dhe Siera Leone.