Ekonomi

Vauçer për pushime, Bekteshi: Ndihmojmë edhe qyterët edhe turizmin

13.06.2020 17:07

117.000 qytetarë me të ardhura të ulëta do të përfitojnë vauçerë për turizëm...

117.000 qytetarë me të ardhura të ulëta do të përfitojnë vauçerë për turizëm në vend të cilat do të mund tii shfrytëzojnë deri më 15 dhjetor të këtij viti. Vauçerët qytetarët do ti marrin në adresat e postës elektronike që kanë dorëzuar në Drejtorinë për të Ardhura Publike. Ministri I ekonomisë, Krehsnik Bekteshi theksoi se perms kësaj mase synohet të ndihmohen si qytetarët po edhe turizmi vendor për humbjet që kanë pësuar gjatë krizës me koroanvirusin. 
 
“Kjo masë përfshin disa apsekte shumë të rëndësishme. Nga njëra anë ndihmojmë financiarisht 117,122 mijë qytetarë  me të ardhura të ulta të bëjnë pushimet e tyre dhe nga ana tjetër do të mbështesim sektorin e turizmit dhe hotelerisë që nuk ka punuar për shkak të korona krizës. Gjithashtu kjo masë do të ndihmoj në zhvillimin shtesë të turizimit, në përgjithsi në vendin tonë duke mundësuar vizita në vendet rutisitke  të cilat deir më tani nuk kanë qenë të njohura dhe të zhviluara në RMV si destiancione turistike.”- tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
 
Angellovska: Kjo masë mbështetje për produktet vendore  
 
Sa I përket kartelave pagesore, shpërndarja e tyre tashmë ka filluar. Çdo denar i investuar në produktet vendore, është denar i investuar në ruajtjen e këtyre kompanive ndërsa me atë edhe në ruajtjen e vendeve të punës, thekson ministrja e Financave, Nina Angellovska.  
 
“Këto masa janë pjesë e pakos së tretë të masave antikrizë, të drejtuara drejt revitalizimit të ekonomisë. Ato janë me qëllime të qarta dhe janë të drejtuara të japin efekte të shumëfishta edhe për qytetarët edhe për ekonominë. Këto efekte janë mbështetje financiare e qytetarëve, ekonomisë, formimit të vetëdijes për blerjen e produkteve të Maqedonisë për orientim drejt shoqërisë pa para të gatshme, për vendosjen e subjekteve nga ekonomia joformale në formale, si dhe uljen e burokracisë.”- tha Nina Angellovska, ministre e Financave.
 
Angellovska potencoi se këto dy masa janë mëdha si nga aspekti i përfshirjes së qytetarëve gjegjësisht 325.000 personave por njëherësh edhe të mëdha në aspektin financiar. Për të konrolluar nëse jeni përfitues të këtij vauçeri qytetarët duhet të kontrollojnë në ueb faqen e internetit https://pushimenevend.gov.mk/. 
 
ZEKIRJA MEXHITI