Botë
Shqipëri, 48 të infektuar në 24 orët e fundit
13.06.2020 17:33
Në 24 orët e fundit në Shqipër janë regjsitruar 48 raste pozitive me Kovid 19...

Në 24 orët e fundit në Shqipër janë regjsitruar 48 raste pozitive me Kovid 19. Pjesa më e madhe e të infektuarve është në Tiranë ku janë regjistruar 24 raste.
"Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 48 raste pozitive, por ka shumë të reja në proces hetimi në Tiranë, Krujë, Fier, Durrës, Kamëz. Sipas qyteteve rastet janë regjistruar në Tiranë 24, 8 në Krujë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Elbasan. Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë realizuar gjithsej 20132 testime nga ku janë diagnostifikuar 1464 raste pozitive, 1039 prej të cilave kanë rezultuar me rikuperim të plotë. Betejën me koronavirusin e ri në Shqipëri gjithsej e kanë humbur 36 pacientë, kurse për momentin ka 389 raste aktive.", tha Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë-Shqipëri.
Kosovë, Kovid 19 merr edhe një viktimë
Në Kosovë është shënuar viktima e 32-të nga Covid-19. Bëhet fjalë për një 71 vjeçar nga komuna e Prizrenit, i cili ishte pranuar në Klinikën Infektive me 5 qershor, i cili përveç infeksionit kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike një dit më pare informoi për 58 raste të reja, numër shqetësues pasi së fundmi edhe në Kosovë numri i të infektuarve ka shënauir rritje.
Në botë, më shumë se 7 miljon e 569 mijë të infektuar
Në nivel botëror më shumë se 7 miljon e 569 mijë të infektimi dhe 422 mijë e 851 të vdekur janë regjistruar deri më sot në 196 vende të botës, me kovid 19. Nga numri I përgjithshëm I të infektuarve të paktën 3 miljon e 384 mijë konsiderohen të shëruar. Të dhënat e një dite më pare flasin për mbi 5 mijë të vdekur dhe 131 mijë e 826 raste infektimi në mbarë botën. Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë Brazili me 1 mijë e 239, SHBA me 856 dhe Meksika me 587.
VLORA LATIFI TOPOJANI
