Botë

Greqia dhe Italia, marrveshje për detin Jon

13.06.2020 18:00

Ministrant e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Italisë, Nikos Bendias dhe Luigji DiMajo...

Ministrant e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Italisë, Nikos Bendias dhe Luigji DiMajo, kanë nënshkruar marrveshje për detin Jon. Kryeministri i Greqisë Mico Takis me këtë rast tha se është zgjidhur një mosmarrveshtje shumë vjecare, e cila ka zgjatur plot 4 dekada.
 
"Sot është një ditë historike sepse kjo marrveshtje është shumë domethënëse dhe është azhuruar nga viti 1977. Qëllimi i Greqisë është që t’i përcaktojmë zonat detare me të gjithë fqinjët tanë sipas të drejtës ndërkombëtare."- tha Nikos Bendias, ministër i Punëve të Jashtëm të Greqisë.
 
"Bashkëpunimi me Athinën dhe Romën është i dobishme dhe i afërt edhe në raport me politikën e jashtëme dhe në rrjedha me negociatat në kuadër të Komisionit Evropjan për zgjidhjen e krizës ekonomikë."- tha Luigji Dimajo, ministër i Punëve të Jashtëm të Italisë.
 
Sipas konventës së Organizatës Botërore, prej vitit 1982 për të drejtën e detit, rripi ekonomik nuk duhet të përhapet mbi 200 milije detare, por egzistojnë shumë probleme rreth interpretimit te Konventës për shkak se cdo shtet që ka dalje në det dëshiron që ligjin ta përshtasë sipas  interesave të veta. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU