Projekti i BE-së do të promovohet sot në Shkup

22.10.2014 15:44

Mbështetje të dialogut social midis qeverisë, punëdhënësve dhe organizatave sindikale është qëllimi i projektit i titulluar "Promovimi i dialogut social" që sot në Shkup do ta promovojë Delegacioni i BE-së në Maqedoni.....

Në promovimin e aktivitetit projektues, midis të tjerëve do të kenë fjalim shefi i Delegacionit të BE-së, euroambasadori Aivo Orav, përfaqësuesja e përhershme e KB-së, Luis Uinton dhe Antonio Graciosi i Organizatës Ndërkombëtare të Punës për Evropën Qendrore dhe Lindore.

Projekti në vlerë prej rreth 1,4 milionë euro është financuar nga BE-ja, përmes IPA komponentës për zhvillim të resurseve njerëzore 2007-2013, ndërsa do të implementohet në periudhën prej 24 muajve.