Botë
Covid-19 në Shqipëri, infektohen 57 persona gjatë 24 orëve të fundit
14.06.2020 12:49
Ditën e sotme është shënuar një tjetër rekord negativ për sa u përket numrit të infektimeve me Covid-19 në Shqipëri....

Një shifër rekord e numrit të të infektuarve me Covid 19 është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri Sipas ministries së Shëndetësisë, nga 362 të testuar, 57 persona kanë dalë pozitive, ndërsa numri total I të prekurve që nga fillimi I pandemisë është 1521 persona. Kruja ka numrin më të lartë të rasteve ditore, e ndjekur nga Tirana, Vlora dhe Shkodra.
"Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 47 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Autoritetet shtetërore kanë paralajmëruar se nëse vazhdohet me këto shifra, Shqipëria do t’i rikthehet karantinës."- tha Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.
