Botë

Covid-19 në botë, mbi 432 mijë viktima dhe 7.8 milion të infektuar

14.06.2020 13:20

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 7,872,620...

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 7,872,620 sipas Worldometers. Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 432,475.
 
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 117,527 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 42,791, Britania e Madhe me 41,662, Italia me 34,301, Franca me 29,398 dhe Spanja me 27,136.
 
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634. Numri i viktimave në Brazil si pasojë e COVID-19 ka arritur në 41,828, duke tejkaluar Britaninë. Brazili, sipas statistikave, është shteti i dytë më numrin më të madh të viktimave në botë. Sistemi shëndetësor i Brazilit po përballet me shifrat më të rënda të të infektuarve nga koronavirusi.