Maqedoni
Qytetarët: Të mbrohemi nga Covid 19, duke respektuar masat
14.06.2020 15:15
E diela mbush parkun e qytetit, qytetarë të shumtë shfrytëzojnë kohën me diell

E diela mbush parkun e qytetit, qytetarë të shumtë shfrytëzojnë kohën me diell për të shëtitur dhe për të kryer aktivitete sportive. Qytetarët që i takuam thanë se i respektojnë masat dhe presin që edhe të tjerët ta bëjnë të njejtën me qëllim që sa më shpejtë të tejkalojmë betëjën me pandeminë dhe të fillojmë jetën normale.
"Kam nipa dhe famjarë të ri m,duhet patjetër ti respektojmë masat nëse duam të jemi të shëndoshë"...
"Unë për shëmbull nuk mbaj maskë kur jamë vetëm ,ndërsa kur jamë në shoqëri apo në treg apo shitore atëherë patjetër se e mbaj maskën"...
"Edhe pse mendoj se në park nuk është rrezik pasi është ambient i hapur por kur takohesh me shoqëri maska të duhet"...
"Aq përderi sa duhet, do ta mbaj maskën,dua të jemi të mbrojtur të gjithë"...
"Jo vetëm që vlerësoj se duhet respektuar masat të cilat I vlerësoj të mira, por sikurse të pyetësha unë do të kisha propozuar masa edhe më rrepta pasi që me të vërtet mendoj se është e rëndësishme që populli jonë të kuptjë se rregullat duhet rrespektuar"...
"Të gjithë do të duhet ta bënin atë ,të jenë të kujdesëshëm duke shpresuar se kjo situatë do të mbarojë më shpejtë."- thanë qytetarët për TVM.
Secili nga ne e ka përgjegjësi të mbroj veten dhe personat në rrethinë,në këtë drejtim janë edhe masat e miratuara nga Qeveria e që akoma janë në fuqi. Edhe pse u hoq ndalesa për lëvizje e qytetarëve duhet të mbetemi të disciplinuar dhe të përgjegjshëm. Përshkak të rritjes së numrit të të infektuarve rekomandimet e Komisonit për sëmundje ngjitëse mbeten të njejta si mbajtja e maskës, mbajtja e distancës adekuate dhe higjinës.
FLORIJE BELULI KAMBERI
