Botë

Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë, ka dhe të lënduar

14.06.2020 19:36

Një tërmet 5.7 ballë i shkallës Rihter me thellësi 5 km ka goditur....

Një tërmet 5.7 ballë i shkallës Rihter me thellësi 5 km ka goditur pjesën lindore të Turqisë, kryesisht provincën e Bingol.
 
Sipas zyrës së Guvernatorit të Bingöl, 3 punonjës së focave të sigurisë janë plagosur brenda një kulle vëzhgimi e cila u dëmtua nga tronditjet e forta.
 
Ministri i brendshëm Soylu tha se një prej rojeve ishte bllokuar në kullën e vrojtimit, por që u shpëtua kurse dy të tjerë morën lëndime të lehta.
 
Epiqendra e tërmetit ishte rrethi Karlıova dhe zgjati rreth tetë deri në 10 sekonda, në orën 17:24.
 
Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit Murat Kurum ka thënë për gazetarët se ekipet e shpëtimit janë dërguar në rajon, dhe autoritetet po ndjekin nga afër incidentin.
 
"Faleminderit Zotit, nuk kemi marrë deri më tani ndonjë lajm për vdekje," u tha Gov. Kadir Ekinci gazetarëve.
 
Në janar Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm 6.8 ballë i shkallës Rihter ku vrau 41 njerëz dhe 1,607 të tjerë u plagosën në Elaziğ./Ora News