Anëtarësimi i Ballkanit në NATO, stabilitet për rajonin

22.10.2014 15:52

Mospranimi i Maqedonisë si anëtare e barabartë në Aleancën Euroatlantike mund të ndikojë negativisht në rajon..........

Kështu u shpreh për TVM2 eksperti i Sigurisë së Fondacionit më me ndikim amerikan “Heritixh”, Stiv Buci, sipas të cilit, mosftesa e Maqedonisë në samitin e fundit ishte gabim. 

“NATO nuk ka ndihmuar me këtë samit, shpresova se do t’i ftonte Maqedoninë dhe Malin e Zi që t’i bashkëngjiten aleancës, por kjo nuk ndodhi. Ky ishte gabim nga ana e NATO-s dhe shpresoj se shumë shpejtë do ta përmirësojë këtë gabim”- deklaroi eksperti i Sigurisë së Fondacionit “Heritixh”, Stiv Buci.

Një nga arsyet për zgjerimin e NATO-s me vende të reja anëtare të Ballkanit Perëndimorë është edhe problemi se rajoni po përballet me luftëtarë të huaj të cilët luftojnë në anën e xhihadistëve në Siri.

Sipas Qendrës Ndërkombëtare për Antiterrorizëm në Hagë, ka 654 luftëtarë të Ballkanit,  më së shumti nga Bosnja-Hercegovina  330, Kosova 150, Shqipëria 90, Serbia 70,  Maqedonia 12 dhe Mali i Zi 2 luftëtarë, të cilët  tanimë janë në Siri.

“Kjo situatë me të cilën të gjithë ne në perëndim po përballemi, bashkësitë në Ballkan, posaçërisht bashkësitë islamike asnjëherë nuk kanë treguar radikalizëm siç po shohim në lindjen e afërt, por tani me luftëtarët e huaj të cilët shkojnë të luftojnë në Siri ose në Ukrainë dhe më pastaj do të kthehen në Ballkan, kjo duhet të gjithë neve të na brengos”- tha Buci.

Siguria në Evropë është në nivel shumë të ulët, sepse përveç krizës në Ukrainë, për momentin në Siri, në anën e xhihadistëve luftojnë rreth 2500 luftëtarë të huaj nga Franca, Britania, Gjermania, Belgjika, Turqia, Holanda, Danimarka, Norvegjia, Suedia, Austria, Irlanda dhe Rusia. Zgjerimi i Aleancës në Evropë mund ta rrisë sigurinë, vlerëson eksperti i Fondacionit amerikan “Heritixh”. (Besim Abdullai, TVM2)