Botë

Covid-19, Kosova e Shqipëria shënojnë rritje të të prekurve

15.06.2020 11:24

Ditën e sotme është shënuar një tjetër rekord për sa u përket numrit të infektimeve me Covid-19 në Shqipëri...

Gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19, kanë rezultuar pozitiv 67 persona. 
 
Pacientët pozitivë nga ndërmarrje apo aktivitete biznesi, kontakte të personave të konfirmuar më herët me koronavirus  por dhe raste të reja.
 
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 11 qytetarë mes të cilëve 2 personel shëndetësor, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1055. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Jane gjithesej 499 persona aktivë me COVID-19. Në ndërkohë të dhëenat e fundit të institutit të shëndetit publik të Kososvës flasin se në Klinikën Infektive janë të shtruar 40 vetë me Covid 19, 12 prej të cilëve janë të intubuar. Në gjendje kritike për jetën mësohet të jetë të paktën një paciente. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin korona në Kosovë ka arritur në 1,437.