Botë

Vendet e BE-së nisin rihapjen e kufijve të brendëshëm, Greqia nisi edhe sezonin turistik

15.06.2020 11:49

Pas rekomandimit të Komisionit Evropian për rihapje të kufijve në mes të vendeve të bllokut evropian...

Pas rekomandimit të Komisionit Evropian për rihapje të kufijve në mes të vendeve të bllokut evropian, sa më shpejt që është e mundur, disa vendet anëtare të BE-së kanë hapur kufijt e tyre me shtetet evropiane pas tre muajve të izolimit, të vendosur me qëllim të luftimit të virusit korona. Gjermania, Belgjika, Franca, Republika Çeke dhe Greqia janë disa nga shtetet që kanë rihapur kufijtë. Greqia ka nisur edhe sezoni turistik, ndërsa hotelet dhe plazhet tanimë po përpiqen të tërheqin vizitorë. 
 
Dy aeroportet kryesore të vendit në Athinë dhe Selanik, janë rihapur tashmë për të ardhur nga 29 shtete. Greqia ka rihapur kufijtë për shumicën e turistëve evropianë, por edhe për ata nga disa pjesë të tjera të botës, përfshirë Australinë, Japoninë dhe Zelandën e Re. Por kushdo që vjen nga një rajon i goditur rëndë nga virusi, duhet ti nënshtrohet testeve të detyrueshme dhe të kalojë natën e parë në tokë greke në një hotel të paracaktuar. Kështu do të veprohet me turistë nga rajoni i Parisit, nga Madridi dhe rajoni i Lombardisë. 
 
"Siç vine njerzit, ashtu siç hapemi dal ngadal , në korrik nëse ljmet vazhdojnë të jenë pozitive jam I sigurt se nga fundi I verës, në gusht, shtatpor e pse jo edhe në tetor, njrzit do të mund të rezervojnë për festa dhe përsëri të fillojnë të udhëtojnë. Në essence ne po mundohemi të shpëtojmë gjithçka që mundemi nga ajo që shum mendojnë se është humbur tërsisht sezoni turistik."- tha Kirijas Micotakis, Kryeministër i Greqisë.
 
Kinë, skrining masiv në Pekin
 
Ndërsa autoritetet kineze kanë nisur testimin masiv në Pekin për shkak të klaterëve të rinjë, burimi I të cilëve përsëri ka qenë një treg ushqimor. Pas disa ditësh pa asnjë të infektuar gjatë vikendit në kryeqendrën kineze janë regjistruar dhjetra të infektuar. Autoritetet në Pein kanë frikë se kjo mund të çojë deri te vala e dytë e virusit korona.
 
"Pandemia kishte përfunduar por tani kemi një apo dy vatra të reja. Jam i friksuar. Shpresoj se do të shmanget lëvizja jasht shtëpive pa nevojë dhe të gjith mbajnë mjete mbrojtëse"...
 
"Mendoj se ende kopetentët mund ta mbajnë gjendjen nën kontrollë. Kjo pandemi me të vërtetë po përhapet shpejtë. Vështirë se mund të shmanget vala e qytë."- thanë qytetarët e Pekinit.
 
Numri i të prekurve nga virusi korona në mbarë botën ka arritur në mbi 8 iljon e 7 mijë persona. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me mbi 2 miljon e 162 mijë të infektuar. Deri më tani janë shëruar mbi 3 miljon e 789 mijë persona, ndërsa virusai korona në mbarë botën u ka marrë jetën mbi 434 mijë personave. 
 
REJHANE BUSHI METAJ