Shiu përmbyt kampet e refugjatëve në Sudan
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Sudanin Jugor ka hapur vendstrehime të reja afër bazave të saj për të mbrojtur civilët e prekur nga konflikti.......

Derk Segaar, shefi i Zyrës për Koordinimin e Banorëve i OKB-së, për media u shpreh se që kur ka filluar kriza në Sudan,OKB-ja u përball me një grup të madh të njerëzve, te cilët kanë kërkuar mbrojtje në bazat e kësaj zyre, përderisa drejtuesit e zyrës nuk ishin të përgatitur për një fluks kaq të madh të njerëzve, si dhe për qëndrimin e tyre më të gjatë në këto vende.
"Kjo ende vazhdon të mbetet në pikëpamjen tonë, një zgjidhje e përkohshme për të cilën kur stabiliteti të kthehet në vend ata të munden të kthehen në shtëpi. Është një masë e madhe në vendosjen e tyre të fundit, për të cilën nuk mendoj se është një situatë e mirë për ata të qëndrojnë të mbyllur në këto hapësira të vogla për një periudhë më të gjatë kohore”- tha shefi i Zyrës për Koordinimin e Banorëve i OKB-së, Derk Segaar.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë bërë që situata në këtë pjesë të bëhet edhe më e tmerrshme, e cila ka krijuar kushte të këqija të jetesës. Ky vend, i cili ka rreth 50 000 të zhvendosur, përmbytet vazhdimisht dhe nuk ka zgjidhje për momentin, shtoi Dark Segaar.
"Shqetësimi im kryesor mbetet zona Bentiu dhe kushtet e tmerrshme aty, të cilat janë në pjesën e mbrojtjes së civilëve”- u shpreh Segaar.
Segaar tha se misioni do të vazhdojë të punojë me agjencitë e OKB-së dhe partnerët humanitarë për largimin e ujit me përdorimin e pompave dhe ekskavatorëve, me qëllim që të lehtësohen kushtet e vështira të jetesës me të cilat ballafaqohen shumica e banorëve. Qeveria e Sudanit Jugor ka qenë në luftë me grupet rebele që nga 15 dhjetori, kur një përplasje në mes të trupave besnike të presidentit, Salva Kiir dhe atyre besnike ndaj zëvendëspresidentit të shkarkuar, Riek Machar, eskaluan në luftime të mëdha. (Leunora Kaliqi, TVM2)
