Botë

Rrëzohet avioni amerikan, asnjë gjurmë nga piloti

15.06.2020 14:41

Një incident ajror është regjistruar ditën e sotme....

Një incident ajror është regjistruar ditën e sotme. “The Guardian” shkruan se një avion amerikan, me bazë në Britaninë e Madhe është rrëzuar sot në Detin e Veriut dhe piloti për momentin rezulton i zhdukur.
 
Avioni F-15C Eagle, ishte nisur nga baza e Forcave Ajrore Britanike në Suffolk, u përplas rreth orës 9:40, me orën lokale, raporton BBC, gjatë një misioni stërvitor. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit. Kërkimet për pilotin vijojnë nga skuadrat e shpëtimit të dërguara në vendngjarje.
 
Sipas “The Guardian”, piloti dhe avioni amerikan janë pjesë e një flote me avionë luftarakë të vendosur në bazën britanike./Top Channel