Botë
Shqipëri: 69 të infektuar 11 të shëruar
15.06.2020 16:39
Në Shqipëri brenda 24 orësh janë regjsitruar 69 raste të reja me Covid-19...

Në Shqipëri brenda 24 orësh janë regjsitruar 69 raste të reja me Covid-19 që praqet numrin më të lartë deri më tani. Gati gjysma e të infektuarve janë në Tiranë.
"Janë kryer 319 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive. Tirana 28 të prekur, 16 në Shkodër, 8 raste pozitive në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrës, 2 në Elbasan, dhe nga 1 rast në Kamëz, Mallakastër, Pukë dhe Lushnje.”- tha Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik, Shqipëri.
Numri I rasteve aktive në Shqipëri aktualisht arrinë në 499 persona. Poashtu është rritur edhe numri i të shtruarve në spital. Në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar.
Kosovë, manual për mbrojtje nga përhapja e virusit
Edhe në Kosovë ditëve të fundit është vërejtur rritje e numrit të eprsonave të infektuar. Në tri ditët e fundit janë regjistruar 160 të infektuarve me Covid-19. Drejtori i Institutit të Shëndetësisë në Kosovë Naser Ramadani deklaroi se rritja e numrit të perosnave të infektimeve ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të rekomandimeve gjatë këtyre dy javëve të lehtësimit të masave.
“Ne nuk do të lejojmë të vdesin njerëz për shkak të moskujdesit të njerëzve, do ti rrisim kapacitetet, për ata të cilët për shkak të pakujdesit të të tjerëve."- tha Naser Ramadani, drejtor i ISHPK.
Për këtë qëllim Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj prezantoi manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit korona. Ky manual do të jetë i përkohshëm, dhe ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe bizneseve nga përhapja e virusit.
“Manuali ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve, varësisht nga situata në teren. Përmban udhëzues të hartuar nga fusha të ndryshme. Ky manual do të ndihmoj parandalimin e ekspozimin në vende të punës në qendra tregtare në gastronomi udhëzime për vendvotimet. Do të shërbej si mbështetës për inspektoratin.”- tha Armend Zemaj, minsitër i Shëndetësisë, Kosovë.
Megjith rritjen e numrit të personave të infektuar pronarët e restoranteve dhe këngëtarët protestuan para qeverisë së Kosovës me kërkesën për rihapjen e restoranteve dhe lejimin e mbajtjes së dasmave.
GYLTENE SINANI
