Maqedoni
Tetovë, 9 të infektuar me Kovid 19
15.06.2020 18:15
Ditëve të fudnit Tetova ka qenë qyteti i dytë për nga numri i të infektuarëve me Covid 19...

Vetëm në 24 orët e fundit në Tetovë ka pasur 17 rastë të reja më Covid 19 me cka numrin e rrit në 430 persona të infektuar.Shtabi I Krizës në Tetovë, ka theksuar se qytetarët tani duhet të risocializohen dhe të mos kenë firkë por sipas tyre duhet ti respektojn masat e rekomanduara nga qeveria.
„Në Tetovë dhe komunat përreth deri më tani janë regjistruar 17 raste të reja me COVID19. Jemi të vetëdijshëm se karantinimi dhe izolimi i gjatë ka lënë pasoja të përgjithshme dhe ekonomike tek të gjithë qytetarët, andaj sygjerojmë që qytetarët të fillojnë risocializimin, duke pirë një kafe me miqtë, apo familjarët, të praktikojnë ecje në natyrë, por gjithmonë duke qenë të kujdesshëm dhe duke respektuar distancën fizike dhe mbajtjen e maskave mbrojtëse“, u shpreh kryetarja e komunë së Tetovës, Teuta Arifi.
Ndërkaq në Tetovë ka vazhduar grumbullimi i qytetarëve para Bankave, të cilët po kontrollojnë nëse janë përfitues të pakos së tretë të qeverisë. kryetarrja e Teuta Arifi apeloi te qytetarët të respektohen masat me qëllim që të evitohen skenare të padëshirueshme të infektimit të mundshëm si pasojë e grumbullimit në masë të njerëzve.
Ndërkaq nga Sektori për punë të brendshme në Tetovë kanë theksuar se se gjatë fundjavës në komunën e Tetovës dhe komunat përreth janë shqiptuar gjithsej 197 dënime për mosmbajtje të maskave mbrojtëse.
Poashtu janë kryer 59 kontrolle në objektet gastronomike dhe kafenetë për të verifikuar respektimin e protokoleve dhe masave mbrojtëse shëndetësore.
VISAR SADIKI
