Botë
Grenell: Takimi Kosovë-Serbi më 27 qershor në Washington; Thaçi: Mirëpret vazhdimin e dialogut; Vuçiq: Fillimisht në Moskë e më pas në Uashington
15.06.2020 20:09
I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi..

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka paralajmëruar një takim mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë më 27 qershor në Washington.
“Lajm i mirë! Kam marrë përkushtimin nga qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë për të ndërprerë përkohësisht fushatën e tërheqjes së njohjeve dhe kërkesave për anëtarësim në organizata ndërkombëtar në mënyrë që të takohemi në Washington, në Shtëpinë e Bardhë në 27 qershor për diskutime rreth dialogut”, shkroi Grenell në rrjetin twitter. Ai paralajmëroi se “nëse cilado palë mbetet e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit, do të kthehen në ‘status quo’ pasi të largohen nga Washingtoni. Siç kemi thënë vazhdimisht, së pari duhet të përparojmë në rritjen e ekonomive. Ky është përqendrimi. Pres me padurim këto diskutime”, ka shkruar Grenell.
Deklarata e Grenell për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë erdhi pas takimit të sotëm mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryemisnitrit Avdulla Hoti. Presidneti Thaçi me këtë rast deklaroi se Kosova dhe Ballkani Perëndimor po hyjnë në një faze të rëndësishme. Ndërsa Kryemisnitri Hoti dekalroi se pas 30 vitesh Kosova ka arritur në pikën e konsolidimit të shtetësisë së sajë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se e mirëpret ftesën e SHBA-së për rifillimin e dialogut me Serbinë. derisa Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pasi ta pres të dërguarin e BE-së Miroslav Lajçak në Beograd do të udhëtojë fillimisht në Moskë e më pas në Uashington.
Pas takimit me Lajçak, një ditë më vonë, Vuçiq ka thënë se do të niset për një vizitë në Moskë, e më pas në Uashington dhe shtete tjera. Ai ka theksuar se Serbia do të ballafaqohet me një punë serioze për Kosovën.
FARIJE DAUTI BAKIU
