Kërkohet modeli i testimit nëpër universitete
Kryeministri Gruevski, dje paralajmëroi debat të gjerë për të zgjedhur modelin e rritjes së cilësisë në arsimin sipëror, duke rikonfirmuar njëkohësisht edhe idenë për testimin ekstern në universitete..........

Edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi, pranon që ende nuk është definuar modeli i realizimit të këtij provimi, por ai do jetë produkt i debatit, i cili ka filluar të zhvillohet mes palëve të tanguara.
“I përshëndes iniciativat për të debatuar për këtë çështje dhe pres debate konstruktive, presim edhe propozime konkrete, sepse kjo, nëse do të aplikohet, nuk është kundër universiteteve dhe studentëve, por është gjithmonë në funksion të ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë”- deklaroi ministri i Arsimit, Abdylaqim Ademi.
Ndërkohë, sipas akademikut, Vllado Kambovki, provimi shtetëror është vetëm një element për ndjekjen e cilësisë në arsim, por nevojitet të bëhet urgjentisht edhe evaluimi i universiteteve.
“Edhe nëse kalon një ide e tillë, ajo është vetëm një element për ndjekjen e cilësisë në arsim, nevojitet urgjentisht të bëhet evaluimi i universiteteve dhe ndjekja permanente e cilësisë, që të krijohet mundësi që diplomat e ciklit të parë, dytë dhe tretë të studimeve të pranohen nga institucionet arsimore të Evropës”- tha akademiku, Vllado Kambovski.
Sipas prononcimit të djeshëm të kryeministrit, Nikolla Gruevski, qeveria ndjen përgjegjësi për sekretin publik se në Maqedoni studentët pajisen me diploma pa dituri dhe nuk mund të prosperojnë.
Për këtë gjendje, fajtorë janë në veçanti universitetet private, prandaj kjo gjendje duhet ndryshuar, sepse studentët po vijnë deri tek diplomat pa njohuri të mjaftueshme dhe kjo është në dëm të shoqërisë sonë dhe nuk do të tolerohet më. (Flutura Latifi, TVM2)
