Botë

OBSH po e heton vatrën e re të Kovid-19 në Pekin

15.06.2020 21:37

Organizata botërore e shëndetësisë po e heton prejardhjen dhe madhësinë e vatrës së re të Kovid-19 në Pekin...

Organizata botërore e shëndetësisë po e heton prejardhjen dhe madhësinë e vatrës së re të Kovid-19 në Pekin, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp sekretari i përgjithshëm i OBSH-së, dr. Tedros Adanom Gebrejesus.

Ai shtoi se mbi 100 raste të koronavirusit tashmë janë identifikuar në qytet, edhe pse në kryeqytetin kinez nuk u regjistruan raste të reja, 50 ditë para paraqitjes së vatrës së re.

Paraprakisht sot, Pekini i vendosi në karantinë dhe bllokadë 10 lagje, pasi që shërbimi shëndetësor i vendit kumtoi se janë paraqitur raste të reja të koronavirusit në qytet./mia