Ministri Ademi viziton ASHAM-in

22.10.2014 16:18

Përkushtim më serioz në zhvillimin e aktiviteteve shkencore hulumtuese kërkoi ministri i Arsimit dhe Shkencës nga kryetari i ASHMIT-së, Vllado Kambovski......

Ademi, bëri thirrje për shfrytëzim maksimal të mjeteve nga BE-ja për avancimin e shkencës, por edhe bëri ftesë për bashkëpunim mes Akademive të Shkencave të rajonit, të cilat në të kaluarën kanë përgatitur projekte kundër një vendi tjetër, ndërsa sot, me projekte të përbashkëta duhet të ndryshojnë perceptimin që është krijuar për to ndër vite.

“Kërkova që të ketë bashkëpunim rajonal me Akademitë e Shkencave dhe Arteve të rajonit, sepse do të duhet të ndryshojë qasja, perceptimi për këto lloj institucione, sepse në të kaluarën të njëjtat kanë përgatitur projekte kundër një vendi tjetër. Sot, këto janë institucione  që duhet të kultivojnë bashkëpunimin rajonal, por edhe aplikimin me projekte të përbashkëta dhe në këtë mënyrë të ndryshojnë edhe perceptimin që është i krijuar për këtë lloj institucioni”- deklaroi ministri i Arsimit, Abdylaqim Ademi. (Flutura Latifi, TVM2)