Botë
Kërçovë, edhe dy të infektuar, apele për kujdes
16.06.2020 17:18
Në Kërçovë sot janë evidentuar edhe dy të infektuar me Kovid 19...

Në Kërçovë sot janë evidentuar edhe dy të infektuar me Kovid 19, të cilët janë nën përcjellje të vazhdueshme të infektologëve, ndërkohë që gjatë ditës së sotme janë testuar edhe personat që kanë pasur kontakte me dy pacientët që kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.
Në Kërçovë u evidentuan dy raste të reja me virusin korona. Pas paraqitjes së dy rasteve të reja, dhe me testimet e realizuara këtë të martë, dyshohet se numri i rasteve pozitive në Kërçovë mund të rritet. Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar.
"Sa teste ditore bëhen në Kërçovë ? Varësisht nga udhezimet e mjekët amë dhe algoritmeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrës për Shëndet public në Manastir ndersa zakonishtë bëhen 5 deri në 10 teste në nivel ditor në Kërcovë. Do kisha apeluar të gjithë qytetarët e Kërçovës dhe të gjithë shikuesve të tv-së tuaj që ti përmbahen masave të qeverisë, Ministrisë së Shëndetsisë të mbajnë maska mbrojtësë, distancë dhe të jenë më të kujdesshëm", u shpreh drejtor i spitalit të Kërçovës, Stanko Tërpeski.
Që të dy të infektuarit janë në gjendje të mirë shëndetsore dhe janë nën kujdesin e infektologëve. Janë marrë edhe masat plotësuese për identifikimin e kontakteve që ato kanë pasur me të tjerët.
SHABAN DALIPI
