Trazira gjatë protestave të punonjësve shëndetësor në Paris
Policia në Paris sot përdori gaz lotsjellës, me qëllim që t’i parandalojë trazirat gjatë protestës....

Policia në Paris sot përdori gaz lotsjellës, me qëllim që t’i parandalojë trazirat gjatë protestës së punonjësve shëndetësor në qendër të qytetit.
Protestat u mbajtën para ndërtesës së Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa demonstrantët kërkojnë t’u rriten pagat dhe obligimet e zvogëluara në punë. Protesta ndodh në momentin e konsultimeve rreth reformave në sistemin shëndetësor, të cilat zgjasin në Francë tashmë tre javë.
Demonstrantët theksuan se bisedat janë të pasuksesshme. Pas përfundimit të tubimit, pjesëmarrësit radikal filluan të hedhin gurë, shishe dhe mjete shpërthyese ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës. Policia bllokoi disa rrugë, ndërsa në kumtesën policore citohet se grupet e margjinalizuara janë munduar ta pengojnë protestën e qetë të punonjësve shëndetësor.
Protesta të mëdha të punonjësve shëndetësor u mbajtën sot edhe në qytete tjera të Francës, veçanërisht në Nant. Sipas televizionit BFM tani për tani kalojnë pa probleme./mia
