Botë

Vendet afrikane kërkojnë hetim për racizmin në SHBA dhe në botë

16.06.2020 20:35

Një grup i vendeve afrikane në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara ka hartuar një rezolutë...

Një grup i vendeve afrikane në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara ka hartuar një rezolutë, me të cilën, nëse miratohet dokumenti, do të kërkojë hetim ndërkombëtar në lidhje me racizmin sistematik mbi afrikanët dhe njerëzve me origjinë afrikane në SHBA dhe pjesët e tjera të botës.

Nisma pason pas vrasjes së fundit të afroamerikanëve në SHBA, ndërsa projektrezoluta mund të shërbejë si bazë për diskutim në seancën e nesërme të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, racizmin sistematik, brutalitetin e policisë dhe dhunën kundër pjesëmarrësve në demonstratat paqësore antiraciste.

Projekt-rezoluta kërkon hetim nga Komisioni i Hetimit i Këshillit për t’i çuar autorët para drejtësisë, por nuk është e qartë se sa ka mbështetje për një veprim të tillë.

Dy vjet më parë, presidenti amerikan Donald Tramp e urdhëroi tërheqjen e SHBA-së nga ky organ i KB-së, të cilin ai e akuzoi për paragjykim ndaj Izraelit dhe pranim në anëtarësimin e vendeve që, sipas tij, i shkelin në mënyrë sistemore të drejtat e njeriut./mia