Botë

Kosovë, shënohen 141 raste të reja me Covid 19

16.06.2020 21:11

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë njofton se nga gjithsej 397 mostra të testuara...

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë njofton se nga gjithsej 397 mostra të testuara janë konfirmuar 141 raste të reja me Covid 19 në disa komuna të Kosovës.

Komuna e Prishtinës  ka më së shumti raste me gjithsej 42 të infektuar, pastaj vijojnë komuna e Vushtrrisë 30 rast, Komuna e Pejës 18 raste, komuna e Mitrovicës 11 raste, komuna e Obiliqit 9 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Fushë Kosovës 6 raste, komuna e Gjilanit 5 raste, komuna e Podujevës 4 raste, 3 raste Mamushë, 2 raste Viti dhe me nga 1 rast vendbanimet: Kamenicë, Partesh, Gabricë-Kaçanik dhe Rahovec.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë njofton se sot janë shëruar edhe pesë pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 968 raste.