Botë

Mbi 50.000 të vdekur nga Kovid-19 në azilet për pleq në SHBA

16.06.2020 21:39

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në azilet për pleq dhe të pamundur në SHBA është 50.919 persona...

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në azilet për pleq dhe të pamundur në SHBA është 50.919 persona, shkruan “Uollstrit xhurnall”. Sipas gazetës, në azilet për pleq në SHBA janë regjistruar më shumë se 250,000 persona të infektuar me Kovid-19, si në mesin e personave të përkujdesur aty, ashtu edhe në mesin e stafit.

Nëse këto të dhëna krahasohen me numrin e përgjithshëm të vdekjeve me koronavirus në SHBA, që është rreth 116,000, kjo do të thotë se më shumë se 40 për qind e viktimave të infeksionit janë regjistruar në shtëpitë dhe qendrat për përkujdes afatgjatë të të moshuarve dhe të sëmurëve, theksohet në tekstin e gazetës.

Media pretendon se numri aktual i vdekjeve në qendrat e përkujdesit afatgjatë është ndoshta më i lartë, pasi që të dhënat mund të merren me vonesë, ndërsa gjithashtu ka edhe dallime në shkëmbimin e informacionit midis vendeve të caktuara./mia