Botë
Covid 19, botë, Indi, mbi 2 mijë të vdekur brenda 24 orëve
17.06.2020 12:01
India ka shënuar mbi 2.000 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri në 24 orët e fundit....

Ministria indiane e Shëndetësisë raportoi 2.003 vdekje tjera dhe 10.974 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit. Numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 tani ka arritur në 354.065, me numrin e të vdekurve në 11.903. Nderkohe numri i rasteve të reja dhe vdekje nga Covid-19 në botë, vazhon të rritet por me ritme më të ngadalta.
Numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 8 milion e 118 mijë e 671, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 439 mijë e 198. Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur duke shkuar në 4 milion e 231 mijë e 621 pacientë të shëruar.Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë me 2 milion e 182 mijë e 950 të infektuar dhe 118 mijë e 283 të vdekur nga Covid-19. Brazili renditet i dyti me 891 mijë e 556 raste dhe 44 mijë e 118 të vdekur. Rusia e treta me 537 mijë e 210 raste dhe 7 mijë e 091 të vdekur.
