Botë

Shqipëri, një i vdekur, 50 raste të reja, 13 të shëruar

17.06.2020 12:35

Një i vdekur, 50 raste të reja dhe 13 të shëruar ështtë bilanci Covid 19....

Një i vdekur, 50 raste të reja dhe 13 të shëruar ështtë bilanci Covid 19, në 24 orët e fundit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë me apel për qytetarët. Ju nuk e dini nëse dikush pranë jush është bartës i virusit. Mbroni veten dhe familjet tuaja. Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Tregoni nëse keni simptoma e qëndroni në shtëpi në pritje të analizave të tamponit.  
 
"Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 333 testime për të dyshuar të prekur me Covid 19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste pozitive. 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje. Në spitalin Infektiv sapo është shënuar një humbje jete. Një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e Covid19. Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1077."- tha Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik, Shqipëri.