Botë

Hoti prezenton patformën e dialogut, Vuçiq: Platforma e Hotit e pa pranueshme

17.06.2020 15:32

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se në takimin e 27 qershorit në Uashington....

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se në takimin e 27 qershorit në Uashington do të shkojë për të prezantuar parimet e Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, që ka për synim të sigurojë njohjen nga Serbia. Hoti njëherit ka bërë të ditur se ende nuk e din agjendën e as temat e takimit që pritet të bahet në Shtëpinë e Bardhë.

"Objektivi jonë është njohja resciproke, njohja nga 5 vendet e BE-së që nuk na kanë njohur deri tani, anëtarësimi në OKB, shfuqizimi I rezulutës 12 44, këto duhet të arrihen menjëherë ndërsa marrvshja duhet ti hapë rruë Kosovës për intrgrimet euro atlantike."- tha Abdulla Hoti, Kryeministër i Kosovës. 

Por të gjitha pikat e platformës së qeverisë së Kosovës që i ka prezentuar kryemisnitri Hoti, janë të pa pranueshme për presidnetin serb Aleksandar Vuçiq, I cili ka thënë se nëse Hoti apo thaçi insistojnë në atë platform nuk Ia vlenë të shkojnë në bisedimet në SHBA. 
 
"Të gjitha 5 pikat janë të pa pranueshme për ne. Nse ajo është platform me të cilën Hoti do të vijnë në bisedime, Apo Thaçi, më mirë të mos vijnë. Unë të paraqes heroin dhe ti nënçmij nuk më shkon ndërmend. Ajo që ju mendoni se keni vendosur pozicionet, ashtu që e përsërisni si papagall se si keni bërë kompromis, super, nuk është patjetër të bisedojmë.”- ka deklaruar presidentit serb Vuçiq.
 
Ndërkohë emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka vazhduar takimet në Prishtinë me përfaqësuesit e partive politike. Lajçak ka ardhur në Kosovë një ditë pasi i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka njoftuar se përfaqësuesit e këtyre dy shteteve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor. Lajçak ka thënë se të enjten do të mbajë një konferencë për medie, ku do paraqesë detajet e takimeve në Prishtinë dhe më pas do të niset drejtë Beogradit. 
 
GYLTENE SINANI