LSDM: Maqedonia humbi 21 milionë euro nga fondet e BE-së
LSDM-ja e ka akuzuar sot qeverinë se ka keqpërdorur fondet që vijnë nga BE-ja....

Sipas opozitës, vetëm në vitin 2013 Maqedonia ka humbur 21 milionë euro fonde evropiane dedikuar sektorit të bujqësisë.
“Që Raporti i KE-së të përkthehet në mënyrë joadekuate dhe të manipulohet, ky është skandal i paprecedentë. Pushteti i gënjeu edhe deputetët nga radhët e veta. Ja ç’farë tjetër nuk deshën të lexojnë deputetët e shumicës. Në raport, KE-ja thekson se Maqedonia deri në fund të vitit 2013 humbi 21 milionë euro nga fondet evropiane. Së bashku me 15,5 milionë euro të papërdorura më herët, të cila i kishte paralajmëruar edhe LSDM-ja, pra 36,5 milionë euro janë kthyer në buxhetin e BE-së. Këto 36,5 milionë euro ishin në dispozicion të qytetarëve të Maqedonisë, por për shkak të paaftësisë së qeverisë, ato u humbën”- tha sot Lidija Dimova nga LSDM.
