Ekonomi

Bekteshi: Kemi siguruar 550 milionë euro për qytetarët dhe bizneset

17.06.2020 16:22

Në thirrjen e re të shpallur nga Ministria e Ekonomisë...

Në thirrjen e re të shpallur nga Ministria e Ekonomisë, do të ndihmohen kompanitë që të mbesin likuide dhe të rrisin prezencën në tregje të reja dekalroi ministri i EKONOMISË, Kreshnik Bekteshi.  Shuma e mbështetjes financiare, për këto kompani do të jetë 25 për qind e investimit të realizuar.
 
“Në këtë mënyrë kompanitë e RMV kryesisht kompanitë vendore do të kenë mundësi ti përfitojnë tregjet e humbura të cilat i kanë humbur gjatë kohës së panemisë por njëkohësisht të fitojnë tregjet e reja duke pasur parasysh edhe trendet janë duke ndryshuar me pandmeinë që u shkaktua nga Covid19. Kjo masë nuk përfshin kompanitë që kanë realizuar rezultat negativ financiar në vitin 2019, kryejnë veprimtari në fushën e bujqësisë parësore, pylltarisë dhe peshkimit, kryejnë veprimtari ndërtimore që lidhen me ndërtimin dhe shitjen e apartamenteve.”- tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
 
Bekteshi njëherit theksoi se që nga fillimi i pandemisë, shteti ka ndarë rreth 550 milionë euro për masa të ndryshme për të mbështetur ekonominë dhe qytetarët. 
 
VMRO: Me para shtetërore pushteti bën blerje të votave
 
Por, opozitarja VMRO-DPMNE akuzon se pushteti me dekretet e fundit në pjesën e financave bën blerje të votave në prar të zgjrdhejve.
 
“Në mbledhjne  e Qeverisë, me porpozim të Agjencionit për rini dhe sport është mirtuaruar dekret financiar për mbështjetje financiare të shoqatave dhe fonacfioneve për ballfaqim me koronakrizën. Me këtë dekret do të financohen projektet me shuma prej 300 mijë denarësh. Ndarja e këtyre mjeteve financiare para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, tregon se Agjencionit për rini dhe sport fare nuk i interesojnë të rinjët por ajo shërben vetëm mjet që realizon urdhërat e Zoran Zaev.”- tha Ivanka Vasilevska nga VMRO-DPMNE
 
Nga VMRO-DPMNE theksojnë se me të njejtën mendësi pushteti vepron edhe me Ministrinë e ekonomisë përmes së cilës do të financohen ngjarje, trajnime e seminare të organizatave jo qeveriatre dhe fondacioneve të ndryshme.
 
ZEKIRJA MEXHITI