Botë
Virusi Korona, mbi 8 miljon e 200 mijë të infektuar në botë
17.06.2020 16:41
Numri i të infektuarve në nivel botëror nga virusi korona ka arritur në mbi 8 miljon e 200 mijë persona...

Numri i të infektuarve në nivel botëror nga virusi korona ka arritur në mbi 8 miljon e 200 mijë persona, prej të cilëve rreth 4 miljon janë shëruar ndërsa mbi 444 mijë kanë humbur jetën.
Numri i personave të vdekur nga virusi korona në Shtetet e Bashkuara të Amerilës ka tejkaluar numrin e ushtarëve amerikanë të vdekur gjatë Luftës së Parë Botërore, ndërkohë që shumë shtete në territorin e SHBA-së regjistrojnë rritje të numri të personave të infektaur. Numri i viktimave në SHBA nga virusi korona, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins ka tejkasur mbi 116,900, ndërsa numri i amerikanëve të vdekur gjatë Luftës së Parë Botërore, ishte 116,516.
Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëraur se do të përditësojë udhëzimet e saja lidhur me trajtimin e koronavirusit, pasi një studim gjeti se një steroid i lirë mund të ndihmojë që t’i shpëtojë të sëmurët me Covid-19. Studiuesit britanikë të Universitetit Oxford thanë se deksametazona – që përdoret që prej viteve ‘60 për të zvogëluar inflamacionin për sëmundje të tilla si artriti – ulë shkallën e vdekjes me rreth një të tretën në më shumë se 2 mijë pacientë të sëmurë rëndë me Covid-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.
“Ky është trajtimi i parë që shfaq uljen e vdekshmërisë te pacientët me Covid-19, të cilët trajtohen me oksigjen apo me ventilatorë”, tha drejtori i OBSH-së, Adhanom Gebreyesus.
Deksametazona ulë për 35 për qind vdekshmërinë te pacientët të cilët mund të marrin frymë me ndihmën e ventilatorëve, ndërkaq ulë në një të pestën shkallën e vdekshmërisë te pacientët që trajtohen me oksigjen, thuhet në studimin e publikuar.
Ndërkohë presidenti amerikan, Donald Trump vazhdon të jetë i fokusuar në rihapje të ekonomisë dhe insiston se nuk do të ketë mbyllje, edhe pse numri i të prekurve me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi, ka kaluar në mbi 2.1 milionë. SHBA-ja, Meksika dhe Kanadaja janë pajtuar për mbajtje të kujfive të mbyllur deri më 21 korrik, duke vazhduar masat e kufizimit në udhëtim. Për dallim nga këto vende, shumë shtete në Evropë kanë rihapur kufijtë për udhëtarët brenda vendeve të Bashkimit Evropian, pas tre muajve të masave kufizuese.
REJHANE BUSHI METAJ
