Maqedoni
Covid-19: Kumanovë 2 të vdekur dhe 2 raste të infektuar
17.06.2020 18:05
Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë, bëri të ditur sot, se gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Kumanovës...

Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë, bëri të ditur sot, se gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Kumanovës janë regjistruar 2 viktimia 1 nga Kumanova dhe 1 nga Likova si pasojë e infeksionit me COVID-19, gjithashtu regjistruan edhe 2 raste të reja me virusin Korona.
Në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë ka ndërruar jetë viktima nga Kumanova, pacient i moshës 81 vjecar i hospitalizuar që nga 3 Qershori, ndërkaq në Spitalin “ 8 Shtatori “ në Shkup ka ndërruar jetë pacientja 67 vjecare nga fshati Opajë e komunës së Likovës, e hospitalizuar që nga 2 Qershori.
Nga ana tjetër,edhe sot kanë vazhduar apelet e njëpasnjëshme të autoriteteve komunale të Likovës duke u bërë thirrje banorëve të saj për kujdes sa më të shtuar, duke ruajtur distancën fizike, mbajtjen e maskave mbrojtëse si dhe ndalimin e grumbullimeve familjare, me qëllim të parandalimit të zgjerimit të virusit Korona.
Në apelin e Shtabit të Krizës pranë komunës së Likovës mes tjerash thuhet:
“Edhe pse jemi të vetdijshëm se shumë shpesh po përsëritemi edhe ndoshta disa po na keqkuptoni, por ju lutemi me sinqeritetin më të madh të gjithëve që në përpikmëri t'i përmbahemi rekomandimeve të organeve kompetente. Pasi që më të gjithë besojmë se jemi bindur, se nga kjo pandemi e rëndë që na ka kapluar, po humbim më të dashurit tanë, anëtarë të familjes, edhe ate kryesisht më të moshuarit, ata të cilët për ne kan sakrifikuar gjithçka nga vetja, vetëm e vetëm që ne të ja dalim sa më mirë “ , thuhet mes tjerash në apelin e Shtabit të Krizës pran Komunës së Likovës.
Përshkak të rritjes së numrit të të infektuarve nga COVID-19, kapacitetet në repartin e sëmundjeve infektive janë plotësuar tërësisht njohtojnë nga Spitali i përgjithshëm në Kumanovë. Gjithsesi pacientët në gjendje më të rëndë po dërgohen për kurim në Shkup.
Ndryshe në Kumanovë dhe Likovë numri i përgjithshëm i të infekturve me virusin Korona arrin në total shifrën mbi 650 nga të cilët aktiv aktualisht janë 230, ndërkaq numri i viktimave për fat të keq ka shkuar në 31.
FATLUM AQIFI
