Botë
Në Suedi më shumë se 5.000 persona të vdekur nga koronavirusi
17.06.2020 19:29
Në Suedi numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri arriti 5.041, ndërsa dje ka qenë 4.939...

Suedia kishte qasje më të butë në luftën kundër Kovid-19, duke i lënë të hapura shumë shkolla, dyqane dhe restorane, ndërsa duke u mbështetur vetëm në distancën sociale dhe higjienën.
Numri i rasteve të vdekjes nga koronavirusi në Suedi, në bazë të numrit të banorëve, është shumë më i madh se sa në vendet fqinje, Danimarka, Norvegjia dhe Finlanda, ku autoritetet kanë zbatuar masa më të ashpra./mia
