Botë

Stoltenberg: Sfidat e NATO-s pandemia dhe siguria

17.06.2020 20:43

Krahas krizës me pandeminë NATO duhe të jetë e gatshme të përballet edhe mesfidat e sigurisë...

Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm e NATO-s, Jen Stolltenberg. Ai këto qëndrime i paraqiti në pres konferencën lidhur me takimin e minsitrive të mbrojtjes të aleancës.
 
"Pandemia me kovid 19, korona kriza , nuk do të thot se të gjitha kërcnimet apo sfidat u zhdukën, ende janë këtu prandaj nuk e kemi luksin të zgjedhim nëse do ti përgjigjemi krizës me pandeminë apo krizës së sigurisë. Patjetër të jemi të gatshëm për të dyjat prandaj nato e freskon dhe modernizon mbrojtjen tonë, përfshi edhe përgjigjen e programit rus raketor. Nesër do të ndërmarrim vendime të mëtejme të rëndësishme që të sigurohemi se Nato është e përgaditur për valën e dytët ë mundshme të kovid 19, me plan të ri operativ për furnizim me paisje mjeksore dhe përkrahje financiare për shpërndarje të shpejtë", u shpreh sekretari i përgjithshëm e NATO-s, Jen Stolltenberg.  
 
Stoltenberg bëri të ditur se mbledhja e përbashkët e minsitrave të aleancës vazhdon edhe gjetë ditës së nesërme kur do të diskutohet rreth valës së dytë të mundëshme të virusit korona. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU