Botë

Kosovë: 77 raste pozitive me Covid-19! Shqipëri: Një i vdekur, 50 raste të reja, 13 të shëruar

17.06.2020 21:04

Nga testimi i 437 personave në 24 orët e fundit në Kosovë, janë konfirmuar 77 raste pozitive...

Numri më i madh i të infektuarve janë regjistruar në Prishtinë ku klanë rezultuar 21 raste pozitive.
 
Deri tani kë Kosovë kanë rezultuar pozitiv gjithsej 1.833 raste, 34 kanë vdekur. Numri më I madh I të infektuarve u regjistrua më 16 Qershor kur u konfirmuan 141 raste.
 
Për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar Qeveria e Kosovës me propozim të ministrisë së shëdnetësisë  ka marrë vendim që të gjitha institucionet publike dhe private të obligohen ta punojnë me staf të reduktuar dhe të organizojnë punën me stafin e tyre në distancë fizike apo nga shtëpitë/online.
 
Vendimi gjithashtu obligon shtimin e kontrolleve rigoroze për bartjen e maskave në hyrje të çdo institucioni.
 
“Të gjitha institucionet obligohen të shtojnë kontrollet në hyrje të çdo institucione. Të gjitha institucionet obligohen të organizojnë punën në përputhje me manualin. Obligohen institucionet që të ndërmarrin vendimet sipas manualit. Ky vendim kërkojë që të hyjë në fuqi në ditën e nënshkrimit”, u shpreh ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.                                                                           
 
Në Shqipëri është regjsitruar një i vdekur, 50 raste të reja dhe 13 të shëruar.                                                                                                            
 
"Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 333 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste pozitive . 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje. Në spitalin Infektiv sapo është shënuar një humbje jete. Një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19. Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1077", theksoi Rovena Daja nga ISHP.                                                                   
 
Ministria e Shëndetësisë me apel për qytetarët. Ju nuk e dini nëse dikush pranë jush është bartës i virusit. Mbroni veten dhe familjet tuaja.
 
Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Tregoni nëse keni simptoma e qëndroni në shtëpi në pritje të analizave të tamponit.  
 
FARIJE DAUTI BAKIU